Oferta 300 mijë euro, bomberi i Superiores drejt shitjes

Laçi mund të humbasë shërbimet e golashënuesit më të mirë të Superiores së sezonit të fundit, Kirian Nuabueze, pasi sulmuesi pritet që të shitet nga kurbinasit.

Nigeriani me pasaportë amerikane nuk u aktivizua në miqësoren me Besëlidhjen dhe në vend të tij luajti i sapoardhuri Van Dejv Harmon.

Pas kalimit të turit të parë në Ligën e Europës, synimi është arritur për Laçin, i cili tashmë pret të arkëtojë afro 300 mijë euro nga shitja e Nuabuezes (emri i klubit mbahet sekret).


Shtuar 7.09.2020 15:07