Nuk u ambjentua në Turqi, ish-sulmuesi i Liverpool ndërpret kontratën me Trabzonspor

Ish sulmuesi i Liverpool, Daniel Starridge, nuk ka gjetur veten në turqi te ekipi turk i Trabzonspor.

Sulmuesi u la i lirë nga Liverpooli verën e kaluar dhe nënshkroi për skuadrën turke në gusht me një marrëveshje tre-vjeçare.

Ai shënoi katër gola në 13 paraqitje, me ndeshjen e tij të fundit në një barazim 2-2 në Besiktas më 22 shkurt.

Por kuptohet që është bërë një marrëveshje e ndërsjellë midis lojtarit dhe klubit për t’i dhënë fund kontratës së tij.

Dhe megjithëse ai nuk është në gjendje të nënshkruajë për një klub tjetër gjatë sezonit, do të thotë që Sturridge do të jetë një lojtar i lirë kur merkatoja e transferimeve të hapet.


Shtuar 2.03.2020 10:57