Nuk pritej, Premier League planifikon rinisjen e kampionatit me një kusht

Premier League me shumë gjasa do të rifillojë, pas më shumë se 2 javësh pezullim.

Sipas FootballLondon është duke u planifikuar rifillimi i sezonit mirëpo me kushtin që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Gjatë ditës së sotme qeveria dhe organet tjera përfaqësuese kanë mbajtur një konferencë ku sipas raportimeve është diskutuar rifillimi i ligës angleze.

Mirëpo po ashtu në këtë konferencë është thënë që liga do të fillojë vetëm nëse gjërat nuk përkeqësohen në Angli, si pasojë e koronavirusit./


Shtuar 28.03.2020 16:23