Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka refuzuar të përjashtoj largimin e Luka Jovic me Manchester United të interesuar për të.
Sulmuesi serb nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësirë që nga transferimi i tij prej 70 milionë euro nga Eintracht Frankfurti në verën e kaluar.
United është e etur për Jovicin por edhe skuadrat e Serie A si Roma, Milan dhe Inter gjithashtu kanë lëvizur për të.
“Deri me të pestin [tetor], tregu është i hapur. Ne do të shohim. Lojtarët janë mirë dhe kjo është ajo që më intereson”, ka thënë Zidane kur është pyetur për sulmuesin.
Jovic bëri një sezon të parë jo shumë të mirë duke mos e arsyetuar shumën e madhe të paguar për të ku ka shënuar vetëm dy gola në 25 paraqitje.