Nuk pezullohet Bundesliga, “shpërthen” ylli i Bayernit: Kjo është çmenduri

Ndryshe nga shtetet e tjera në Gjermani do të luhet këtë fundjavë ndeshjet e futbolli dhe më pas të pezullohet gjithçka.

Një vendim krejtësisht ndryshe nga shtetet e tjera. Disi e çuditshme, pasi dy lojtarë të Hanover 96 nga Bundesliga 2 janë konfirmuar me Coronavirus.

Lidhur me këtë vendim ka shpërthyer ashpër Thiago Alcantara. Ylli i Bayern shprehet se kjo është çmenduri dhe se nuk mund të luhet futboll.

“Kjo është çmenduri. Ju lutem bëhuni realistë. Të jemi të sinqertë, ka shumë gjëra më të rëndësishme se çdo sport”, shprehet Thiago.


Shtuar 13.03.2020 12:40