Nuk ndalet United, pas Van de Beek tenton yllin e Real Madridit

Sergio Reguilon vazhdon ta ketë të ardhmen e tij jashtë Real Madridit.

Me vendim personal të Zinedine Zidanes, i cili ende nuk u beson të rinjve, Reugilon duhet të kërkojë të ardhmen larg “Santiago Bernabeut’.

Lojtari pati një sezon të mirë te Sevilla ku ishte i huazuar, duke fituar Ligën e Evropës.

23 vjeçari mund të forcojë krahun e majtë të Manchester United nga sezoni i ri.

‘Djajtë e Kuq’ po konsiderojnë të nisin një ofertë joshëse, për të bindur të transferohet në ‘Old Trafford’.

Ai te Manchester United, do të konkurrojë me Luke Shaw, për krahun e majtë.


Shtuar 3.09.2020 09:39