Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka vazhduar luftën e tij kundër vendimit për të përfunduar sezonin e Ligue 1 më herët, duke i dërguar një letër qeverisë franceze.
Skuadra e Aulas ishte ndër humbësit më të mëdhenj nga vendimi për të përfunduar sezonin pasi që, me tabelën e përfunduar në bazë të pikëve për lojë, ata mbetën në vendin e shtatë – duke humbur kualifikimin në Evropë për herë të parë këtë shekull.
Në të gjithë Evropën, një numër ligash duke përfshirë Eredivisie, Pro League dhe Premierligën skoceze kanë përfunduar sezonet e tyre ndërsa Bundesliga është rikthyer në fushë.
Aulas përmes së dërguar në qeverinë e Francës kërkon që vendimi të rishikohet pasi klubet po dëmtohen.
