Nuk ka qetësi për Liverpool, 14 nënshkrime dhe anulohet sezoni i Premier League

Situatë interesante ka mbretëtuar edhe në botën e futbollit pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.

Shembulli kryesor është në Premierligë, aty ku një ekip si Liverpool mund të kurorëzohet me titullin kampion pas 30 vitesh.

Të Kuqtë janë vetëm gjashtë pikë larg për të siguruar titullin e parë që nga viti 1990, por praktikisht është e pamundur të kapet nga vendi i dytë që mbahen nga Manchester City e ku diferenca është 25 pikë, por me një sezon të pa përfunduar.

Një mister i madh po krijohet për faktin se a do ta gëzojë këtë titull skuadra e Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic.

Por sezoni i Premierligës mund të anulohen krejtësisht, nëse 14 klube vendosin të nënshkruajnë për një vendim të tillë. Rrjedhimisht kuptohet që Liverpooli sërish nuk do të shpallej kampion.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjet e ardhshme të FA, Shoqatës së Futbollistëve e Klubeve.


Shtuar 15.03.2020 16:44