S’ka pushim për lojtarët e Manchester City.
Pep Guardiola nuk do t’i japë lojtarëve të Manchester Cityt pushim në fund të sezonit të Premier League në mënyrë që të përgatiten për përplasjen e tyre me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Zinedine Zidane u ka dhënë disa ditë pushim futbollistëve pasi e mbyllën La Ligën me barazim, një xhiro pasi kishin fituar titullin e 34 në histori.
“Jo, jo, jo – do të kemi dy ditë pas ndeshjes kundër Watford, por pasi të bëjmë dy javë trajnime,” tha Guardiola.
“Këto dy ndeshje – ne do të bëjmë disa ndryshime, disa që luajtën n’gjysmëfinale nuk do të luajnë”.