Nuk ka më dyshime, Havertz drejt gjigandëve të Premier League

Vjen një tjetër sinjal i rëndësishëm për kalimin e talentit Kai Havertz nga Leverkusen te Chelsea.

Lojtarët e ekipit gjerman iu nënshtruan testeve mjekësore sot para se të fillonin stërvitjen në grup, por sipas BILD, Kai Havertz mungonte.

Mesfushori po i afrohet gjithnjë e më shumë te Chelsea dhe mungesa e tij është ndoshta për shkak të një negocimi të përshpejtuar me Blues, tani në fazën e fundit.

Flitet për një operacion thuajse 100 mln euro mes kartonit dhe bonuseve. Leverkusen, ndërkohë, po negocion me Roma për Schick, si pasues i talentit gjerman.


Shtuar 30.08.2020 20:54