Vetëm një sezon pasi u transferua te Juventus, Aaron Ramsey pritet të përgatit valixhet për t’u larguar nga Torino.
Mesfushori uellsian nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke bërë kështu që ai të vihet në listën e shitjeve.Madje, sipas raportimeve të medieve italiane, Ramsey i është ofruar skuadrës së Tottenham Hotspur.
Të lidhura
None found
Juve ka bërë këtë propozim për londinezët në mënyrë që edhe të heqin dorë nga paga 400 mijë funtëshe për javë e uellsianit.‘Zonja e vjetër’ nuk e lë lojtarin të ikën në formë huazimi, por do të pranojë vetëm transferim permanent.
