Suarez dëshiron të qëndrojë te Barcelona, Koeman nuk e ka në planet e tij

Prej disa ditësh në mediat spanjolle përflitet për një largim të Luis Suarez nga Barcelona. Sulmuesi uruguaian nuk është pjesë e planeve të teknikut të ri, Ronald Koeman dhe për këtë shkak atij i duhet të bëjë “valixhet” gati për t’u transferuar diku tjtër.

Mirëpo, sulmuesi 33 vjeçar nuk dëshiron të largohet nga largohet nga Barça. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “El Pais”, Suarez u shpreh se ndjen mbështetjen e tifozëve dhe se dëshiron të vazhdojë me katalanasit.

“Kur humbisni si të gjithë edhe ju jeni fajtorë. A doni të qëndroni? Po, unë dua të jap kontributin tim. Ndiej mbështetjen e tifozëve, kjo më jep forcën të vazhdoj më tej,” tha Suarez.


Shtuar 22.08.2020 18:23