Nuk bën pjesë në planet e babait, djali i Zidane largohet nga Real Madridi

Luca Zidane (22 vjeç) do të largohet nga Real Madridi. Portieri francez ka kontratë me Realin deri me 30 qershor të këtij viti, por që të dy palët janë pajtuar që të ndajnë rrugët.

Zidane këtë edicion po luan si i huazuar te Racing Santander. Montpellier pritet të jetë skuadra e re e Zidane junior.

Babai i tij, Zinedine Zidane nuk ka tentuar fare të ndikojë në të ardhmen e djalit duke ia lënë këtë detyrë në besim të agjentit të tij, Alain Miglaccio.


Shtuar 4.06.2020 09:21