Një nga ndeshjet më të bukura të Superligës, Skëndërbeu mposht Teutën (VIDEO)

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar. Në fund ka qenë skuadra e Ilir Dajës që gëzon dhe merr tre pikët, pas rezultatit 3-2. Ndeshjen e ka hapur Bregu në minutën e 18, por Teuta ka treguar se është aty dhe Kallaku. Skënderbeu ka provuar dhe përpjekjet e tyre janë shpërblyer nga një penallti e shndërruar në gol nga Dita, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë Teuta është futur fuqishëm dhe ka gjetur golin e barazimit për herë të dytë me Çyrben. Ky gol ka zgjuar sulmin e Skënderbeut, me Mensah dhe Bregun, që tregohen të pasaktë para portës. Teuta synon të rrezikojë nëpërmjet goditjeve nga larg, por durrsakët tregohen të pasaktë.

Në minutën e 73, Dejvi Bregu merr një pasim brenda zonës nga Mensah. Sulmuesi e shfrytëzon në mënyrën më të mirë dhe dërgon topin në rrjetë për të shënuar të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Pas avantazhit të Skënderbeut, Teuta hidhet e gjitha në sulm. Në minutat shtesë durrsakët kanë mundësinë e artë për të barazuar ndeshjen nëpërmjet një penalltie të shkaktuar nga Pollozhani, i cili merr kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuqin.

Kallaku e merr përsipër penalltinë, por hipnotizohet nga Koliçi, me këtë të fundit që pret gjuajtjen e sulmuesit dhe shpëton Skënderbeun. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu qëndron në vendin e shtatë, vetëm një pikë më shumë se Vllaznia e vendit të tetë. Ndërkohë, Teuta nuk është në vendin e pestë dhe parakalohet nga Laçi.


Shtuar 22.02.2020 18:17