Pas barazimit dëshpërues kundër Celta Vigo, lojtarët e Barcelonës janë kthyer sot në fushat e blerta, për seancën e radhës stërvitore.
Në këtë stërvitje ‘fytyrë e re’ ishte Sergi Roberto, i cili është aktualisht i lënduar.
Sipas pamjeve të publikuara në faqen zyrtare, Roberto ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, së bashku me grupin. Ai nuk ka kompletuar seancën.
Rikthimi i Roberto do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën e Barcelonës, pasi mund të aktivizohet në krahët e mbrojtjes, por edhe në mesfushë.
Mbetet të shihet se edhe sa gjatë do të mungojë Sergi Roberto, deri në rikthimin e plotë.
