Zlatan Ibrahimoviçi mund të vazhdojë qëndrimin te Milani vetëm me një kusht. Këtë gjë e konfirmoi Paolo Maldini në një intervistë për mediat italiane.
“Me Ibrën kemi firmosur kontratë gjashtë mujorë me rinovim automatik nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu”, përfundoi Maldini.