Crisiano Ronaldo sërish është me një rekord të ri.
Sulmuesi i Juventus realizoi një dopietë në sfidën e të dielës mbrëma, duke i dhënë bardhezinjve një fitore të rëndësishme në Seria A ndaj Parmës dhe rikonfirmuar kryesimin në klasifikim.
Me dy golat e të dielës ndaj Parmës, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar gjithmonë të paktën 15 gola në sezon në një prej 5 kampionateve më elitare të Evropës, duke filluar nga sezoni 2006/07 deri më sot.
Plot 14 sezone pa ndërprerje, për një total prej 413 golash deri më sot.