Ndeshja Betis-Barcelona i ka kushtuar “shtrenjtë” arbitrit Sançez Martinez.
Ai nuk do të arbitrojë asnjë nga ndeshjet e javës së ardhshme në La Liga dhe nuk gjendet në listë as si kryesor dhe as në VAR.
Gabimet e shumta si mungesa e kartonit të kuq për Roberton, penalltia e pa dhënë për Mesin, kartoni i kuq për Fekirin dhe të tjera çështje të diskutueshme duket se kanë qenë të tepërta dhe disenjatorët e arbitrave kanë vendosur që ta lënë pushim.
Nuk dihet nëse kjo është java e vetme për Martinezin, apo do të ketë edhe javë të tjera që do të jetë pushim.
Arbitrat kanë qenë të kritikuar shumë gjatë kësaj kohe në La Liga
