Kylian Mbappe është i gatshëm t’u jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Paris Saint-Germain ka filluar kontaket për vazhdimin e kontratës me yllin e madh.
Drejtori i klubit, Leonardo është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Mbappes në mënyrë që të konfirmojë të ardhmen e tij në Parc des Princes.
Mbappe së fundmi ishte kërkuar vazhdimisht nga Real Madrid.