Bisedimet mes Milanit dhe ish-trajnerit të RB Leipzig, Ralf Rangnick, thuhet se janë ngadalësuar së fundmi.
Sipas Sky Sport Italia ka pasur pak përparim që nga atëherë dhe drejtuesit tani duket se janë në favor të qëndrimit të Stefano Piolit.
Bisedimet kanë qenë të pakta prej shpalljes së coronavirut si pandemi, që qoi edhe në ndërprerjen e kampionatit.
Ky i fundit nënshkroi një kontratë për dy vjet me Milanin, por ka një klauzolë largimi, duke i lejuar klubit ta shkarkojë atë pa kompensim në fund të këtij sezoni.