Nga ndërrimet te koha shtesë, FIFA pritet të bëjë 5 ndryshime në futboll

FIFA është gati të testojë disa rregulla të reja që do të revoluciononin lojën e futbollit.

Në Holandë priten të testohen në të ardhmen disa pika të reja në rregullore.

Në mbledhjen e disa prej federative më të madha në botë, si ajo amerikane, gjermane, angleze, belge dhe holandeze u fol shumë për këto ndryshime, të cilat do të konsumohen edhe me “FIFA”-n dhe “UEFA”-an.

5 RREGULLAT QË DO TË TESTOHEN:

1. Rivënia anësore

Ekzekutimi i rivënies anësore mund të kryhet të në ardhmen jo me dorë por me këmbë. Njësoj si një goditje dënimi.

2. Goditjet e dënimit

Një lojtar mund të pasojë te vetja e tij dhe të hyjë në driblim pa pasur nevojën për të pasuar te një shok i skuadrës.

3. Ndëshkim me minuta

Nëse dy lojtar kanë marrë më parë karton të verdhë, në përplasjen e dytë para se të ndëshkohen më të kuqe, ata mund të marrin një karton tjetër të verdhë që do t’i detyronte të dilnin nga fusha e lojës nga 2.5 deri në 10 minuta. Në varësi të shkeljes.

4. Koha shtesë

Minutat shtesë mund të zhduken përfundimisht. Njëlloj si në futbollin amerikan, hokej në akull dhe basketboll. Nëse loja do të ndërpritet, atëherë kronometri do të ndalojë.

5. Ndërrimet

Një trajner mund të ndërrojë sa herë ta shohë të arsyeshme gjatë gjithë 90 minutave. Tri ndërrime që lejohen aktualisht gjatë një ndeshjeje, mund të marrin fund. Kjo do t’i jepte mundësi të gjithëve të luajnë disa minuta. Ky eksperiment pritet të vihet në zbatim në ndeshjet e të rinjve, përpara se të kalohet te profesionistët.

* Nëse 5 rregullat e mësipërme do të aprovoheshin nga të gjithë, atëherë ato mund të përdoren edhe në ndeshjet e kupave në shtete të ndryshme. Holanda pritet të jetë e para që do të testojë në kampionatet amatore këto ndryshime, me shpresë se ato të shtrihen edhe në vende të tjera. Ndërkohë, një anëtar i federatës të futbollit në Holandë, u shpreh se “FIFA” e konsideron Holandën si një nga shtetet ideale për të vënë në zbatim këto ide të reja, që me siguri do ta ndryshonin përgjithmonë mënyrën e lojës.


Shtuar 9.03.2020 22:13