Nesër kompletohet transferimi i Ferran Torres te Manchester City

Manchester City ka fituar garën për Ferran Torres, interesim për të cilin kanë shprehur edhe skuadra si Barcelona.

‘Citizens’ do të mbyllin nesër marrëveshjen për anësorin spanjoll, sipas raportimeve të ‘L’Equipe’.

Kartoni i Torres do t’i kushtojë skuadrës së Manchester City plot 37 milionë funte.

Lojtari i Valencia do të vë firmën e tij në një kontratë që do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

Torres pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur me ‘Citizens’.


Shtuar 3.08.2020 17:08