Në vitin 2002 Bayer Leverkuseni ishte njëra prej skuadrave më të mira në Evropë.
Klubi gjerman kishte qenë në garë për të fituar 3 tituj – Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve por në fund mbeti duarthatë.
Më 4 maj, Leverkuseni kishte humbur titullin në Bundesligë për vetëm një pikë.
Më 11 maj, skuadra e Klaus Toppmollerit ishte mposhtur në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Ndërsa, më 15 maj kishte humbur finalen e Ligës së Kampionëve.