Në rast rikthimi në fushë, Realin e presin ndeshje të ndërlikuara

Rifillimit i La Ligas nuk dihet kur të ndodhë, situata në Spanjë është ende e paqartë për shkak të luftës së ashpër që ka me koronavirusin këto kohë.

Real Madrid, ashtu si shumë skuadra tjera profesionale, vazhdojnë të stërviten në kushte izolimi, për të qenë të gatshëm për t’u rikthyer në gara sa më shpejtë të jetë e mundur.

‘Los Blancos’, janë në garë në dy fronte, në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga, dhe në të dy venet, kanë disavantazhet e tyre.

Në Ligën e Kampionëve duhet të përmbysin rezultatin ndaj Manchester Cityt, pas humbjes 1:2 në ndeshjen e parë në ‘Santiago Bernabeu’.

Në La Liga, kanë mbetur dy pikë pas Barcelonës, pas një seri jo të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

Rikthimi i kampionatit, ndonëse nuk do të sjellë deri për Real Madridin me skuadra si Barcelona apo Atletico, megjithatë, ata i pret një orar i ndërlikuar.

Ndeshjet me kundërshtarët si Getafe, Athletico Bilbao dhe Villarreal, pritet të jenë jo të lehta për skuadrën e Zidanes.


Shtuar 23.04.2020 09:22