Në Itali shpresohet që futbolli të rifillojë më 13 qershor

Klubet e Serie A, FIGC dhe Qeveria e Italisë po bëjnë të gjitha përgatitjet për të rifilluar sezonin e futbollit sa më parë të jetë e mundur.

Sipas fjalëve të fundit të ministrtit Spadafora, futbolli italian shpreson të rikthehet më 13 qershor.

“Unë shpresoj që të rikthehemi më 13 qershor, por tani për tani, nuk mund të jetë datë definitive”, ka thënë Spadafora.

“Në ditët e ardhshme do të flasim për këtë, por deri atëherë duhet të shohim statistikat”, ka thënë mes shumë tjerash ministri i sportit.

Në Itali, skuadrat e Serie A kanë kundërshtuar protokollin e FIGC të përpiluar në bashkëpunim me komunitetin shkencor dhe qeverinë italiane.

Mbetet të shihet se si do të veprohet pas përmirësimit të këtij protokolli. Kujtojmë se stërvitjet grupore të skuadrave rifillojnë nga 18 maji.


Shtuar 17.05.2020 08:25