Ndryshon situata e Messit, babai i tij konfirmon një lajm të rëndësishëm

Situata e Lionel Messit thuhet se ka bërë një kthesë prej 180 shkallë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të mbetet te Barcelona edhe për një sezon.

Është babai i tij, njëherit edhe përfaqësuesi i tij, Jorge Messi, që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Po, ekziston mundësia që ai të vazhdojë”, ka deklaruar babai i Messit për Deportes Cuatro.

Në anën tjetër, Barcelona po kërkon t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare, duke e parë ende si njeriun kryesor të projektit të tyre.

Orët e ardhshme raportohen të jenë shumë vendimtare.


Shtuar 3.09.2020 11:24