Skuadra e Barcelonës sot do të fillojë stërvitjet e para për sezonin e ri, e futbollistët duhet t’i nënshtrohen testeve të reja për Covid-19.
Nën urdhërat e Koman, futbollistët e Barçës do të zhvillojnë sot stërvitjet, por pa njeriun kryesor, Messin.
Ndonëse Messi ende nuk u pa në terrenin e stërvitjeve të Barcelonës, Suarez tashmë ka udhëtuar për atje, ku pritet të kryej testin “PCR”.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur në Spanjë,”Mundo Deportivo”.