Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë të qartë se nuk do të ankohet për faktin se ekipi i tij do t’i zhvillojë ndeshjet pas Barcelonës, në një orar më të vonshëm.
Real Madridi pret Valencian sonte në orën 22:00, dy ditë pas fitores së Barcelonës 2-0 kundër Leganes, në një luftë të ashpër për titullin kampion në La Liga.
“Ne do t’i luajmë 4 ndeshjet e ardhshme në orën 10:00 të mbrëmjes, dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Zidane.
“Jam optimist dhe nuk do të filloj të ankohem për orarin por dua vetëm që të luajmë futboll dhe të rikthehemi në normalitet”, tha Zidane para ndeshjes.
Zidane e nxori skuadrën në stërvitje të mërkurën vonë në mbrëmje, me qëllim për t’u përgatitur me atmosferën në këtë orë.
“Ne po stërvitemi në 21:30 për t’u përshtatur dhe për t’u mësuar më kohën e ndeshjes”, tregoi Zidane.
