Ndërron jetë ish-portieri spanjoll, pëson infarkt

Ish-portieri dhe ish-trajneri spanjoll, Benito Hoane, humbi jetën në moshën 84-vjeçare.

Mediat iberike shkruajnë se 84-vjeçari kishte pësuar infarkt dhe infektimi me COVID-19 i përshpejtoi vdekjen.

Lajmi ka hidhëruar klubin e tij, Espanjoli, si dhe të gjithë futbollin spanjoll.

Ai luajti si portier në vitet ’60-’70 me Espanjolin dhe Deportivo La Korunjën.

Ndërsa drejtoi si trajner shumë ekipe spanjolle si: Deportivo La Korunjën, Real Majorkën, Salamankën, Herkulesin etj.
Ai u tërhoq përfundimisht nga futbolli në vitin 1992.


Shtuar 24.03.2020 07:31