kuadra serbe e basketbollit, Sloga Batocina është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje derisa po tentonin të hynin në Republikën e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, raporton Indeksonline.
“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Sloga ishte nisur për Kosovë për të zhvilluar ndeshje me skuadrën nga Veriu i Mitrovicës, e ashtuquajtura “Trepça”.