Ndahet nga jeta ish-shoku i Cristiano Ronaldos

sh-futbollisti argjentinas Mauricio Hanuk është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 43-vjeçare.

“Turku” vuante nga kanceri në stomak, ndërsa ishte shtruar në spital me probleme në mëlçi dhe veshka.

Ai ka qenë shok skuadre me Kristiano Ronaldon në vitin 2002-2003 te Sporting Lisbona, ndërsa rruga e tij në karrierë ka kaluar dhe në Shqipëri teksa luajti për Dinamon në vitin 2008.


Shtuar 27.05.2020 19:14