Napoli refuzon mega-ofertën e Realit për gjigandin e mbrojtjes

Kalidou Koulibaly është njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë shkaku i paraqitjeve të tij me Napolin. Mirëpo, pikërisht rëndësia e tij në skuadrën e klubit bën që italianët të mos duan ta shesin futbollistin.

Sipas gazetës italiane, Corriere dello Sport, Real Madridi i ka ofruar 90 milionë euro për qendërmbrojtësin senegalez. Megjithatë, thuhet se Napoli e refuzoi menjëherë ofertën e madrilenëve.

Klubi italian ua ka bërë të qartë të gjitha klubeve që interesohen për Koulibalyn se futbollisti shitet vetëm për 150 milionë euro.

Napoli s’do të mundë ta refuzonte asnjë ofertë prej 150 milionë eurosh, pasi që në kontratën e futbollistit kjo shumë paraqet klauzolën për shkëputjen e kontratës për klubet e huaja.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Koulibaly ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për t’u transferuar gjatë verës. Por Napoli duket se s’është i gatshëm ta pranojë as këtë ofertë.

Koulibaly ka qenë në Napoli që nga viti 2014, kur u transferua nga Genku. Ai e zuri menjëherë një vend në ekipin e parë, duke qenë mbresëlënës edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve për klubin italian.


Shtuar 16.01.2020 07:46