Napoli merr vendim mbi të ardhmen e Elseid Hysaj

Pas një periudhe të zymtë, Elsi Hysaj ëstë kthyer përsëri në një lojtar të rëndësishëm për Napolin me Gattuson në stol.

Mbrojtësi shqiptar në shumicën e ndeshjeve qëndroi në stol gjatë kohës kur ekipi drejtohej nga Ancelotti, por tani çdo gjë ka ndryshuar.

Tekniku i ri i ka dhënë besim Hysajt duke e aktivizuar titullar dhe shqiptari ia ka shpërblyer me paraqitje pozitive.

Me shumë mundësi Hysaj do të largohet nga skuadra napolitane në verë, por gjithçka mund të ndryshojë nëse në krye të ekipit vazhdon të qëndrojë Gattuso edhe për sezonin e ardhshëm.

Në këtë situatë, drejtuesit e Napolit kanë vendosur që të rinovojnë kontratën me 26-vjeçarin edhe për 3 vite të tjera, në mënyrë që të mos e humbin me parametra zero, por të fitojnë sadopak nga kartoni i futbollistit.

Megjithatë, nëse Gattuso vendos t’i kërkojë drejtuesve që ta mbajnë shqiptarin edhe për sezonin tjetër, atëherë gjithçka mund të ndryshojë dhe Hysaj të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe vitin e ardhshëm.


Shtuar 3.03.2020 14:13