Napoli fundoset në shtëpi nga Lecce (VIDEO)

Napoli është shtangur në shtëpi nga Leçe, në një sfidë të cilën e ka humbur me rezultatin 2-3.

Ekipi i Gatuzos ka hedhur një hap fals dhe është rikthyer te humbjet.

Lapadula kaloi në avantazh Leçen në minutën e 29-të të takimit.
Ndërkaq sapo ka nisur pjesa e dytë, Milik ka barazuar shifrat.

Lapadula sërish shënoi dhe kaloi në avantazh ekipin e tij ne minutën e 61-të. Ndërkaq Mankuzo gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar të tretin.

Kajehon në fundin e takimit i dha disa shpresa Napolit me golin e tij, por ekipi “partnenopei” nuk doli me pikë nga ky takim.


Shtuar 9.02.2020 16:11