Napoli bën goditjen e madhe në sulm, merr talentin nigerian!

Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Victor Osimhen është futbollisti më i ri i Napolit.

Me një tweet presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentiis i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit nigerian duke mbyllur në këtë mënyrë telenovelën që zgjati gjatë gjithë muajit gusht.

Të lidhura

None found

Osimhen vjen nga Lille pas një sezoni shumë pozitiv me skuadrën franceze.

Kartoni i tij i ka kushtuar Napolit 50 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit jugor ndërkohë që 21-vjeçari ka firmosur për 5 vite me Napolin me një pagë të lartë që varion nga 4 deri në 5,5 milionë euro plus bonuset./Supersport


Shtuar 31.07.2020 15:58