Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, Myrto Uzuni, foli për periudhën në izolim dhe zbuloi se ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të La Ligës.
“Isha në një formë mjaft të mirë në javët e fundit, por erdhi kjo ndalesë, që nuk ishte vetëm për mua, por globale, ndaj uroj të rikthehem aty ku e kam lënë”, tha fillimisht 24-vjeçari në emisionin “FanZone” në Supersport.
None found
Si është gjendja fizike?
Në fakt në kushtet e shtëpisë nuk ishin mundësitë për t’u stërvitur mirë, por prej 20-25 ditësh jemi në fushë dhe avash-avash po rikthehem në gjendjen më të mirë fizike.
Të ka prishur planet e të ardhmes kjo pandemi?
Unë nuk eci me plane, por vetëm përqendrohem te puna e përditshme. Megjithatë siç e thashë, më ndali në momentin më të mirë, por besoj se do të rikthehem në të njëjtën formë.
Çfarë ju ka ndihmuar të bëni një sezon mjaft të mirë në kampionatin kroat?
Unë jam një tip që e motivoj shumë veten për të punuar shumë dhe për të arritur aty ku dua.
Besoni se do ta arrini vendin e dytë?
Shpresoj se po, por të shohim gjërat në fushë.
Sa mendon për Kombëtaren dhe a beson se e meriton një ftesë në grumbullimin e ardhshëm?
Normalisht që e meritoj, pasi po kaloj një formë mjaft të mirë, krahasuar edhe me futbollistët e tjerë të atij reparti. Megjithatë unë jam i përqendruar të bëj më të mirën dhe të jem në formë, pasi jam i sigurt që ftesa nuk do mungojë. Dua të vij dhe të luaj, jo thjesht të jem i pranishëm.
Si e keni parë Superioren këtë sezon?
Unë mendoj se Tirana ka bërë një ekip shumë të mirë dhe do të arrijë të fitojë titullin kampion. Sa i përket Laçit, ka një skuadër simpatike, që lufton shumë si brenda ashtu edhe jashtë fushe, ndaj besoj se do të sigurojnë Europën.
Ku e shikoni veten në të ardhmen?
Në fakt kam pasur oferta dhe besoj se do të përshtatesha shumë mirë në të gjithë kampionatet e pesëshes kryesore të Europës, përveç Bundesligës.
Ju vetë cilin kampionat preferoni?
Besoj se për cilësitë që kam, do të gjeja veten shumë mirë në La Liga. Janë dy klube që kanë shfaqur interes të vazhdueshëm dhe kanë paraqitur edhe ofertat zyrtare, por të shohim si do shkojnë gjërat.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…