Barcelona po kërkon të forcojë qendrën e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit dhe një nga objektivat e klubit katalunas raportohet të jetë Willian Pacho i Paris Saint-Germainit.
Gazetari Ekrem Konur ka bërë të ditur se drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë mundësinë për të nisur një tentativë për transferimin e mbrojtësit ekuadorian gjatë merkatos së dimrit.
None found
Gjithsesi, realizimi i këtij operacioni do të jetë i komplikuar, pasi Pacho konsiderohet një prej futbollistëve të rëndësishëm në formacionin e drejtuar nga Luis Enrique.
Nevoja e Barcelonës për përforcime në repartin defensiv është shtuar për shkak të lëndimeve dhe mungesave të lojtarëve si Jules Koundé dhe Eric García, situatë që ia ka vështirësuar punën trajnerit Hansi Flick.
Dobësitë e mbrojtjes katalunase janë evidentuar edhe në ndeshjet e fundit kundër skuadrave të nivelit të lartë.
Në këto rrethana, Pacho shihet si një alternativë që mund t’i japë Barcelonës më shumë qëndrueshmëri dhe cilësi në qendër të prapavijës.
Futbollisti ekuadorian kaloi te PSG-ja në verën e vitit 2024 nga Eintracht Frankfurti dhe, që prej atëherë, ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën franceze.
Kontrata e tij përbën një vështirësi të madhe për Barcelonën. PSG-ja njoftoi në shtator të vitit 2026 se kishte zgjatur marrëveshjen me Pacho deri në qershor të vitit 2031, duke siguruar një pozicion të favorshëm në çdo negociatë të mundshme.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…