sport

Uzuni me superlativa për veten: Granada e di çfarë lojtari mori

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u transferua në La Liga. Myrto Uzuni ka zgjedhur Granadan si skuadrën e tij për të vazhduar karrierën futbollistike.

Kalimi i tij nga Ferencvarosi te Granada bëri të mundur edhe realizimin e një ëndrre të Uzunit, ku paraqitjet e tij marrin edhe më shumë vlerë.

Të lidhura

None found

Një eksperiencë e kaluar bukur te skuadra hungareze, ku në një kohë të shkurtër u kthye në një nga lojtarët kryesorë të kampionëve hungarez, teksa u kthye edhe në idhullin tifozëve.

Në një intervistë për “Nermzetisoport”, sulmuesi beratas ka folur për kalimin e tij te Granada, ndërsa nuk i “ndahet shpirti” nga Ferencvaros, ku shprehet se një ditë me siguri do të rikthehet përsëri në Hungari.

“Është e vështirë ta shpjegosh. Por e di shumë mirë, që ditën e parë që erdha në Hungari, doja që të transferohesha në një kampionat më të mirë. Ky ishte objektivi im. Nuk tallem kur them se e dija që në fillime se çfarë doja të arrija. Rrija pas stërvitjes, bëja stërvitje shtesë, sepse e dija që suksesi vjen pas një pune të madhe. Nuk ishte e lehtë kur shkoja në shtëpi pasdite, kisha nevojë për pushim, që të arrija formën optimale. Çelësi i suksesit është puna dhe kjo varet nga mentaliteti.

Të premten, menaxheri më telefonoi dhe më tha se kishte ofertë nga një klub spanjoll. Çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Atë ditë diskutuam tek Ferencvarosi dhe të dielën isha rrugës për te Granada.

Ata paguan këtë shumë, duke treguar se sa më donin. Më vonë mësova se kishin 1.5 vite që më ndiqnin. Kishin parë ndeshjet e mia disa herë, nuk më blenë kot. E dinin se çfarë lojtari isha dhe se çfarë presin prej meje. Sigurisht, që edhe sezoni im ka qenë shumë i mirë. 21 golat e shënuar në 30 ndeshjet i kanë bindur më shumë. Ndihem në formë dhe kjo i ka bindur vëzhguesit e Granadas.

Mirë. Të gjithë ishin të sjellshëm dhe shokët e skuadrës më mirëpritën. U bashkova me një skuadër të re dhe ambicioze. Pasi shkova aty, kreva vizitat mjekësore të dielën. Të hënën firmosëm dokumentat, ndërsa të martën zbrita në fushë.

Ëndërroja që të luaja në ligat kryesore që kur isha fëmijë. LaLiga dhe Premier League janë dy kampionatet më të forta në botë, jam krenar që jam pjesë e kampionatit spanjoll. Mbaj mend kur isha fëmijë dhe kisha idhuj Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Kam posterat e tyre në telefon. Më vjen keq që asnjëri nuk luan në Spanjë tani, por ka shumë lojtarë të tjerë cilësore që më presin mua. Duhet të stërvitem akoma më shumë, pasi më pret një sfidë e vështirë.

Çfarë kujtimesh merr nga Hungaria?

Kalova 19 muaj në Budapest dhe ndihesha si në shtëpi që në momentin e parë. Në klub më bënë të ndihem i rëndësishëm dhe bëra shumë shokë. Tifozët e Ferencvarosit janë fantastikë. I dëgjoj akoma tani, kur thërrasin emrin tim. U detyrohem një falënderim të madh. Ndjej që kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.

Do të rikthehem sërish te Ferencvárosi. Ju premtoj”, ka deklaruar sulmuesi kuqezi.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago