Myrto Uzuni e nisi vitin e ri kalendarik me gol. Sulmuesi shqiptar po shijon momentin e tij në La Liga, duke vijuar të jetë protagonist te Granada. Lojtari nga Berati ka dhënë një intervistë për emisionin “Analizë Kuqezi“ në “Supersport“, ku ka shpalosur objektivin për të kapur kuotën e 15 golave në La Liga. Sa i përket Kombëtares, Uzuni ka thënë se dëshiron që në Europian t’u shënojë të treja skuadrave që gjenden në të njëjtin grup me Shqipërinë.
“Normale që La Liga është shumë e fortë. Përsa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova. Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty.
None found
Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletiko apo edhe Barcelona.
Kombëtarja? Për ekipin kombëtar dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin kombëtar. Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë. Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua”, ka deklaruar Myrto Uzuni. /Sport Ekspres/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…