Mustafi duket se po shikon përpara për një aventurë të re në karrierën e tij prej futbollisti.
“Mirror” bën të ditur se Mustafi dëshiron të largohet nga Arsenal, si pasojë e mungesës së minutave.
Mbrojtësi me pasaportën gjermane nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, e ky fakt duket se nuk do të ndërrojë as me Mikel Arteta në krye të stolit.
Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të ofrojë diçka për Shkodran Mustafin