Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekësore të Lazios, aty ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajizuara përpara finalizimit të transferimit te klubi italian.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, arriti dje në kryeqytetin e Italisë, në prag të transferimit të tij te skuadra e re.
Anëtari i Fenerbahce u shpreh i lumtur gjatë ditës së djeshme për kalimin në Serie A.
Muriqi pritet shumë shpejt t’i kompletojë formalitetet e fundit, deri në njoftimin e zyrtarizimit.
Lazio pagoi 18 milionë euro + 2 të tjera bonuse te Fenerbahce për 26-vjeçarin, që do të fitojë 2.2 milionë në sezon. /Lajmi.net/