Muriqi merr ofertë zyrtare nga Tottenham

Tottenham Hotspur ka bërë një ofertë zyrtare për futbollistin e Fenerbahces, Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësuese kosovare ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me ekipin turk, duke bërë që shumë skuadra të njohura të intersohen për shërbimet e tij.

Mourinho e sheh si zëvendësuesin ideal të Harry Kane dhe ka dhënë aprovimin e tij për blerjen e Muriqit.

Drejtuesit e klubit kanë paraqitur një ofertë në zyrat e Fenerit. Mediet turke bëjnë me dije se 8 milionë euro kanë ofruar anglezët për kartonin e shqiptarit.

Turqit kanë reaguar shpejt dhe kanë hedhur postë një ofertë të tillë. Ata donin 20 milionë euro, por duke parë problemet me financat mund të pranojnë dhe 15 milionë euro për futbollistin shqiptar.

Londinezët do të jenë të detyruar të rrisin ofertë duke parë që Kane u dëmtua në ndeshjen ndaj Southampton dhe nuk dihet akoma se sa do të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Tottenhami nuk është i vetmi ekip që është në garë, pasi lojtari po minitorohet dhe nga Burnley, Monaco, Lazio, etj.


Shtuar 4.01.2020 09:01