Muriqi do ti nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio ditën e hënë

Vedat Muriqi do të jetë lojtar i skuadrës së Lazios.

Lazio kanë arritur marrëveshje personale me Vedat Muriqin tash e disa ditë, por zyrtarizimi vazhdon të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, Vedat Muriqi dhe Lazio kanë caktuar testet mjekësore për ditën e hënë.

Lojtari prite të transferohet te skuadra e Lazio për 18-20 milionë euro.

Kosovari nuk ishte në ndeshjen e Fenerbahce të luajtur këtë javë, duke vërtetuar edhe një herë se transferimi te Lazio është vetëm çështje kohe.


Shtuar 12.09.2020 10:10