Mrekulli, stërgjyshja e Fabregas mposht koronavirusin (FOTO LAJM)

Stërgjyshja e mesfushorit të Monacos, Cesc Fabregas, është riaftësuar plotësisht nga Koronavirusi.

Ish-ylli i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat e konfirmoi lajmin përmes rrjetit social Twitter.

“Ajo e ka mposhtur virusin në moshën 95-vjeçare. Ajo doli negative në testin për COVID-19”, shkroi Fabregas.

“Stërgjyshja ime është super heroinë, por asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e të gjitha infermiereve dhe doktorëve, të cilët po e japin jetën në çdo moment në mënyrë që të gjithë ne të bëjmë më mirë dhe të jetojmë më mirë në këto kohëra të vështira”, theksoi spanjolli.

Fabregas e nderoi stafin në shtëpinë e kujdesit të stërgjyshes së vet në Barcelonë, duke shtuar: “Respekt. Asgjë nuk është e pamundur”.

32-vjeçari ka ofruar vetë të mos marrë pagë në Monaco deri në korrik për t’i ndihmuar klubit të përballet me ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia Koronavirus


Shtuar 30.04.2020 07:19