Mourinho “piketon” yllin turk të Romës

Jose Mourinho mësohet se është majft i interesuar për yllin turk të Romës, madje ia ka kërkuar drejtuesve të Tottenham si ultimatum.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, përveç Tottehamit edhe 22-vjeçari e sheh me një sy të mirë kalimin te Spurs.

Blerja e turkut mund të ndodh vetëm në qoftë se Tottenham arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Under luajti pak këtë sezon për romakët për shkak të lëndimeve që pati.

Roma e bleu sulmuesin nga Istanbul Basaksehir në vitin 2017 për shifren e 14 milionë eurove. Në 82 ndjeshje për kryeqytetasit, Under shënoi 16 gola dhe dhuroi 11 asiste


Shtuar 6.02.2020 12:26