Mourinho jep “dritën e jeshile” për transferimin e Muriqit

Vedat Muriqi mund të shkojë te Tottenham.

Është vetë Jose Mourinho që i ka hapur rrugën sulmuesit të Kosovës.

Sipas “Todofichajes”, Mourinho po kërkon transferimin e një sulmuesi, pasi mundësitë për të humbur Harry Kane janë shumë të mëdha.

Në rast largimi të Harry Kane, do të jetë Vedat Muriqi që do të zëvendësojë atë.

Tottenham është raportuar se tashmë i ka ofruar rreth 5 milionë euro për Muriqin, ofertë e cila është refuzuar nga Fenerbahce.

Në dy ditët e fundit, është skuadra e Rennes nga Ligue 1 1ë po ashtu ka shprehur interesim për 26 vjeçarin.


Shtuar 26.05.2020 21:36