Motra e Ronaldos shokon me deklaratën: Jetonim me minjtë, më kanë kafshuar (FOTO LAJM)

Sot ai është ndër ssportistët më të paguar në të gjithë botën, por fëmijëria e Cristiano Ronaldo s’ka qenë aspak e lehtë.

Në vegjëli, jeta e tij ishte shumë ndryshe, dhe këtë e rrëfen motra e tij, Katia e cila në një status në Instagram nuk ka turp të shprehet se shtëpia e tyre ishte e mbushur me minj, nga të cilët është kafshuar dy herë.

“Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej nga disa tulla dhe unë kur iosha vetëm pak muajshe u kafshova nga një mi dhe nuk më vjen turp ta them”- shkruan Katia e cila sot jeton në Brazil me bashkëshortin, biznesmenin, Alexandre Bertolucci.


Shtuar 27.06.2020 08:35