Trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone e ka pranuar haptazi se është tifoz me Interin, fanellën e të cilit e ka veshur edhe kur ishte futbollist, ndërsa dje në konferencë për shtyp ka “shënjestruar” me një batutë rivalët e zikaltërve, Juventusin.
Duke folur për sulmuesin Alvaro Morata, Simeone tha se spanjolli ka cilësi të ngjashme me Inzaghin dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje, por theksoi se Super Pippo luante me Juven dhe në atë kohë nuk kishte VAR.
Të lidhura
None found
“Morata ka cilësi ta caktuara dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje. Më ngjan shumë me Inzaghin, nëse e kujtoni se si luante. Megjithatë në kohën e Pippos nuk kishte VAR dhe ai luante me Juventusin, ndaj thuajse gjithmonë e linin të avancojë e të shënojë”, deklaroi Simeone.
