PSG ka fituar me goleadë ndaj Montpellier në ndeshjen e javës së 22 te League 1.
Goli i parë në këtë përballje erdhi nga Pablo Sarabia, i cili shënoi pas vetëm tetë minutave lojë.
Epërsinë e PSG e dyfishoi Angel Di Maria, në minutën e 41’ të takimit, ndërsa miqtë u gjunjëzuan një minutë para fundit të pjesës së parë, kur Congre shënoi në portën e vet për 3:0.
Në pjesën e dytë, PSG gjeti golin edhe dy herë të tjera, fillimisht me Kylian Mbappe në minutën e 57′ dhe më pas pastaj me Layvin Kurzaëa, i cili vendosi shifrat në 5:0.
Me këtë fitore, PSG shkon në 55 pikë për pozitën e parë, kurse Montpellier në pozitën e katërt mbetet me 33 pikë.