Modelja shpërthen ndaj shqiptarit: Gomar në fushë dhe në shtrat (FOTO LAJM)

Transferimi i Florian Kamberit nga Hibernian te Rejnxhërs ka lënë shumë të pakënaqur tifozët e ish-skuadrës së tij.

Ajo që ka bezdisur më shumë ata, nuk ishte largimi, por deklarata e Kamberit se që ditën e parë në Skoci kishte pasur si objektiv Rejnxhërs se ata kishin tifozët më të mirë në botë. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat e sharjet e atyre nuk është shmangur asnjë një “VIP” i revistave rozë në Skoci, Xhejn Park.

Skocezja e cila është e famshme në Britaninë e Madhe se në moshën 17-vjeçare fitoi 1 milion paund në lotari, është një tifozë e zjarrtë e Hibernian dhe për disa kohë, e kishte pikë të dobët Kamberin duke bërë postime për të në rrjetet sociale. Në mediat britanike është aluduar shpesh për një lidhje mes të dyve, gjë që nuk është konfirmuar asnjëherë.

Por postimi i sotëm i saj për sulmuesin në Tëitter i linte pak vend imagjinatës. “Je një gomar në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”, shkruante 24-vjeçarja duke bashkëngjitur deklaratën e sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, i përshëndetur nga mijëra ndjekës të saj në rrjetet sociale.


Shtuar 2.02.2020 09:27